Olta Xhaçka ka reaguar pasi sekretari amerikan i shetetit Mike Pompeo e ka uruar për detyrën e re si ministre e Jashtme. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ajo e ka falenderuar duke thënë se ndihet shumë mirënjohëse për mbështetjen e SHBA-së që i ka dhënë Shqipërisë.
Xhaçka shkruan se është krenare për miqësinë midis dy vendeve dhe se ndihet e lumtur që do të luajë këtë rol për ta bërë partneritetin më të fortë. Në këtë mesazh Xhaçka i ka uruar Vitin e Ri dhe ditëlindjen.
“Faleminderit Pompeo! Këto fjalë me të vërtetë do të thonë shumë! Jam krenare për miqësinë midis vendeve dhe njerëzve tanë, thellësisht mirënjohëse për SHBA dhe Shqipërinë, dhe e lumtur që mund të luaj një rol modest për ta bërë partneritetin tonë më të fortë. Unë pres që të punojmë ngushtë me SHBA në zgjerimin dhe konsolidimin e partneritetit tonë strategjik më tej! Në një shënim tjetër, Z. Sekretar, më lejoni t’ju uroj një Vit të Ri dhe një ditëlindje shumë të lumtur.” shkruan Xhaçka.
Diskutime rreth kësaj post