Këtë javë, në studio janë ftuar të afërmit e konkurentëve, ku kanë treguar preferencat e tyre. Sot, mami i Marisit tregoi cilën nga vajzat pëlqen më shumë.
“Në fillim më pëlqente Sindi, vajzë e kulturuar dhe e qetë, por më vonë pati diçka që nuk shkoi”, thotë mami i Marisit.
Sipas saj, zgjedhja e radhës e Marisit, Ana e dytë është shumë e mirë. “Ana është vajzë korrekte, flet kur duhet, vazjë e sjellshme”.
Megjithatë ajo shton se zgjedhja i takon Marisit. Kritika për djalin e saj ishte që të flasë më shumë: “Duhet të tregojë veten, ti jepet mundësia që të dalë më shumë me vajzat dhe të flasë”.
Marisi ka zhvilluar një takim me Sindin që shkoi mirë, por deklarata e tij se trembet nga vajzat e virgjëra ndikoi që Sindi të mos e zgjidhte më në takim.
Ndërsa sot ai do të zhvillojë një takim 4 minutësh në studio me Anën.
Diskutime rreth kësaj post