Të paktën 21 persona janë zhdukur dhe 10 të tjerë janë plagosur në Norvegji si pasojë e rreshqitjes së dherave si pasojë e motit të keq.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjerdrum rreth 25 kilometra në veri-lindje të kryeqytetit Oslo, ku si pasojë e motit të keq janë shënuar rrëshqitje masive dherash.
Ndërkohë deri më tani mediat bëjnë me dije se disa njerëz u raportua të ishin bllokuar dhe disa thuhej se kishin arritur të telefononin të afërmit që kërkonin ndihmë.
“Ne nuk e dimë nëse këta njerëz janë në zonën e rrëshqitjes së tokës, nëse janë larg me pushime ose në një mënyrë tjetër të paaftë të kontaktojnë policinë”, ka thënë autoritetet policore në këtë vend.
Ndërkohë kryeministrja norvegjeze, Erna Solberg, postoi në mediat sociale, duke thënë: “Dhimbje të shohësh se si forcat e natyrës kanë shkatërruar Gjerdrum. Mendimet e mia shkojnë për të gjithë të prekurit nga rrëshqitja e dheut”.
Diskutime rreth kësaj post