Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri thotë se do të përpiqet të garojë në zgjedhjet e 25 prillit duke mbështetur kandidatura si brenda ashtu dhe jashtë strukturave të saj, në përputhje me parimet statutore.
Me një postim në faqen zyrtare në “Facebook”, VV-ja në Shqipëri thotë se ky hap synon të sjellë një ndryshim të thellë në ekonomi, politikë, drejtësi dhe në fushën e zbatimit të ligjit.
“Në secilën prej 12 zonave (qarqeve) zgjedhore të Shqipërisë, qytetarët kanë të drejtën të bëhen bashkë për të propozuar kandidatë nga zgjedhësit. Nëntë qytetarë të një zone zgjedhore kanë të drejtën të çojnë përpara në KQZ kandidaturën për një deputet. Zyrtarizimi i kësaj kandidature bëhet përmes grumbullimit të 3.000 nënshkrimeve, duke nisur nga mesi i muajit janar 2021”, thekson VV-ja.
Ajo thotë mes tjerash se kandidatët në 12 qarqet elektorale mund të jenë ato qytetarë, të cilët nuk janë anëtarë partie, por që pranojnë të bashkohen në ngritjen e një lëvizjeje qytetare, që sipas VV-së synon “çarjen e sitemit bipolar të instaluar në 30 vitet e fundit”.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri do të mbështesë të gjithë ata qytetarë, në cilëndo prej 12 zonave elektorale të Shqipërisë, që synojnë ta çojnë përpara këtë alternativë duke krijuar një lëvizje më të gjerë shoqërore. Kandidatët mund të jenë anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! por edhe qytetarë që nuk janë anëtarë e bashkohen në ngritjen e një lëvizjeje e cila e çan sistemin bipolar të këtyre 30 viteve dhe ndërthur çështjen kombëtare me luftën kundër pabarazive ekstreme”, thuhet në njoftim.
Diskutime rreth kësaj post