Britania e Madhe do të jetë për Bashkimin Europian mikesha dhe aleatja më i mirë pas Brexit-it, deklaroi sot kryeministri britanik, Boris Johnson në Dhomën e Komuneve, ku do të nënshkruhet marrëveshja postBrexit me Bashkimin Europian. Këshilli Europian miratoi vendimin mbi nënshkrimin e marrëveshjes tregtare postBrexit midis Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe. Gjatë ditës, marrëveshja do të nënshkruhet nga të dy palët.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta nënshkruajnë në Bruksel, ndërsa kryeministri britanik, Boris Johnson, do ta nënshkruajë në Londër. Marrëveshja do të zbatohet përkohësisht pasi BM të largohet nga tregu i vetëm i BE-së më 1 janar 2021. Marrëveshja akoma ka nevojë për miratim nga Parlamenti Europian, i cili nuk pritet të ndodhë para 28 shkurtit.
Diskutime rreth kësaj post