Ditën e djeshme, Kroacia u godit nga një tërmet i fuqishëm, ku shkaktoi 7 viktima dhe shumë dëme materiale. Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka bërë publik ditën e sotme vendimin që ka marrë qeveria për t’i shkuar në ndihmë Kroacisë në këto momente të vështira që po kalon.
Shqipëria ka vendosur që t’i jap 250 mijë euro.
“Sapo nënshkrova dekretin e Qeverisë së Shqipërisë për të dhuruar 250 mijë EURO Kroacisë për të ndihmuar në rindërtimin e Petrinjas pas tërmetit shkatërrues! Kroacia është një shembull i rezistencës dhe një model për ne në transformimin e saj të mahnitshëm në një vend krenar të BE-së”, shkruan Rama.
Just signed the Government of Albania decree to donate 250k EURO to brotherly Croatia to help the rebirth of Petrinja after the devastating #earthquake! #Croatia is an example of resilience and a role model for us in its amazing transformation in a proud EU country 🇦🇱🤝🇭🇷 pic.twitter.com/P71enfTIVH
— Edi Rama (@ediramaal) December 30, 2020
Diskutime rreth kësaj post