Tërmeti që goditi dje Kroacinë la pas dëme të shumta jo vetëm materiale, por pati edhe 5 humbje jete. Shtëpitë u shkatërruan, duke lënë vetëm grumbuj tullash. Jeta e tyre e mëparshme tashmë ka ndryshuar.
Shumë nga familjet kroate e kaluan natën në natyrë dhe pa një çati mbi kokë. Në televizion kroat filmoi një skenë të trishtueshme në një fshat.
Në mesin e njerëzve që kaluan natën jashtë, ishte edhe një qen që qëndronte i shtrirë mbi një grumbull tullash.
Gjatë transmetimit ata thanë se ai po ruante shtëpinë e tij të dikurshme. Pronari i qenit është Tomislav Suknai?, një fermer.
“Familja dhe kafshët janë mirë. Përveç njëri-tjetrit, ata nuk kanë asgjë më shumë”,– shkruante një gazetar në rrjetet sociale.
Diskutime rreth kësaj post