Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë shkaktoi një tragjedi në Kroaci duke lënë 7 të vdekur, disa të lënduar dhe shumë dëme materiale.
Por edhe paslëkundjet ishin shumë të forta. Një e tillë u regjistrua në Petrinje, epiqendrën e tërmetit, teksa po fliste kryebashkiaku Darinko Dumboviç.
Toka u trondit fuqishëm dhe gazetarët e kameramanët u terrorizuan. Por vetëm kameramani Luka Mariçkoviç arriti të rezistonte dhe të sillte këto pamje të frikshme.
24-vjeçari madje qetësoi edhe të tjerët. “I mbajta duart fort te kamera dhe vazhdova të regjistroja. Bëra aq sa munda në atë moment,” tha ai për gazetën Jutarnji.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post