Partia Bindja Demokratike me në krye Astrit Patozin, menjëherë pas funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese, ka dorëzuar një kërkesë për rrëzimin e nenit 163 të Kodit Zgjedhor.
Patozi njoftonte me anë të një postimi në rrjetet sociale, se në dokumentin e dorëzuar prej anëtarit të bordit të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj, argumentohet anti-kushtetutshmëria e të ashtuquajturit herës në shpërndarjen e mandateve, si një element që cënon barazinë e votës dhe që praktikisht bie ndesh me parimin e listës së hapur të sanksionuar në Kushtetutë.
Edhe Lëvizja Demokratike Shqiptare me përfaqësues Myslim Murrizin, dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për të rrëzuar nenin 163 të Kodit Zgjedhor. Murrizi ftoi dhe subjekte të tjera politike, që ta kundërshtojnë këtë Kod Zgjedhor.
Ky zhvillim ka marrë vemendjen e juristit Shkëlqim Hajdari, i cili në shenjë ironie iu është drejtuar forcave të tjera politike se si do të veprojnë, ndodhur në kushtet kur donin listat e hapura.
Konstitucionalisti parashtron pyetjen e drejtëpërdrejtë, në këto forca politike do ti drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Teksa bën një rezyme të situatës në fjalë, ai shprehet se Murrizi e Patozi dërguan në Gjykatën Kushtetuese ndryshimin e kodit zgjedhor dhe hapjen e listave të zgjedhësve, pasi bie ndesh me ligjin Kushtetues. Ai e mbyll duke i mëshuar faktit se shqyrtimi i kësaj çështje, do të jetë provë e pavarësisë për Gjykatën Kushtetuese.
“Po PD, LSI, PAA, PDIU, PR, PDK etj, që i donin listat e hapura, çdo bejne? A do e dergojnë dhe keto ne GjK. Apo do te imitojnë aktorin e madh Ndrek Lucen, i batutes legjendare”Kjo ishte lojaaaaa”…..
Dy parti të reja, ajo e drejtuar nga Zotni Murrizi e Patozi, derguan në Gjykatën Kushtetuese, ndryshimin e kodit zgjedhor dhe hapjen e listave të zgjedhesve, pasi bie ndesh me ligjin Kushtetues.
Shqyrtimi i kesaj ceshtje, do të jetë provë e pavarësisë për GjK.
Shqiperia dhe populli shqiptar, do ta bëjë demokracine funksionale. Mirë është ta bëje me ligj e institucione!
Diskutime rreth kësaj post