Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se në zgjedhjet e prillit 2021 socialistët do të kenë aleat vetëm popullin. Në emisionin ‘Përballë’, Balla argumenton se përse PS kërkon një mandat të tretë qeverisës.
“PS në zgjedhjet e 25 prillit do të ketë vetëm një aleat që është dhe aleat i më i rëndësishëm, popullin shqiptar. Shqiptarët janë të bindur që duhet të vazhdojnë një proces të nisur me Edi Ramën Kryeministër dhe PS në shumicë për të garantuar konsolidimin e disa reformave të cilat janë ende në process implementimi por edhe për të përfunduar një pjesë tjetër të reformave të cilat janë në një fazë shumë të rëndësishme. Shqipëria është sot nën drejtimin e një force politike që bën shtet.”– tha Balla në Përballë.
Diskutime rreth kësaj post