Mëngjesin e sotëm Kroacia u trondit edhe nga dy tërmete të tjera, me epiqendër në zonën e Petrinjës dhe Lekenikut. Më i rëndi prej tyre kishte fuqinë e 4.8 ballë të shkallës Rihter dhe u ndje në orën 06:15. Tërmeti pati një thellësi prej 5.4 kilometrash.
11 minuta më vonë, Koracia u lëkund serish nga një tjetër tërmet me fuqi 4.7 ballë, me thellësi prej 10 kilometrash.
Ditën e djeshme, Kroacia u godit nga një tërmet i fuqishëm, prej 6.3 ballë të shkallës Rihter dhe epiqendra e tij ishte tre kilometra nga Petrinja.
Sipas informacioneve të fundit, shtatë persona kanë humbur jetën, 20 janë plagosur, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha.
Tërmeti i djeshëm u ndje në kryeqytetin kroat, Zagreb, në Bosnje e Hercegovinë, në Serbi dhe, madje, në Itali.
Diskutime rreth kësaj post