Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, deklaroi se ndryshimet e fundit në qeveri nuk kanë asgjë për t’u shënuar.
“Nuk ka asgjë për t’u shënuar në atë që PS-ja i paraqet publikut. Janë të njëjtët emra që lëvizin. Ka rënë euforia e shkëmbimeve politike Prishtinë-Tiranë tashmë. Ishin dy prurje nga Kosova që siç erdhën, ashtu edhe ikën, por nuk është faji i tyre. Ishte eksperiment i dështuar i Edi Ramës.
Rama ktheu Niko Peleshin si drejtues të PS-në në Qarkun e Korçës dhe tani, të gjithë njerëzit politikë i ka në maksimumin e peshës përpara zgjedhjeve të ardhshme”, theksoi Patozi në “Ditari” në A2.
Diskutime rreth kësaj post