Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me zgjedhjen e anëtares së 7-të të Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtja, e cila është mbështetëse e PD-LSI.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me këto zhvillime të fundit në sistemin e Drejtësisë, Rama u shpreh se do të gjykohet vetëm puna e Gjykatës Kushtetuese.
“Rëndësi ka që Gjykata Kushtetuese është funksionale, të tjerat nuk më takojnë mua. Gjykata të bëjë punën e vetë dhe do gjykohet nga ajo. Nuk mund të vendosim vija të kuqe siç i vendos baba Xhikja” – tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post