Një episod i pazontë ka ndodhur në Napoli, Itali ku një kalimtar gjatë një shëtitje nëpër qendrën historike të qytetit, vuri re se ATM-ja përpara së cilës po kalonte po “zbrazte” kartëmonedha prej 50 dhe 20 eurosh.
Protagonisti i historisë, është Khalil Semmah, 51 vjeç, një italian me origjinë marokene, i cili i mblodhi ato dhe shkoi në zyrat e stacionit të policisë, ku iu dorëzoi agjentëve 980 euro.
Khalil, i martuar dhe me një fëmijë, ndjek universitetin. “Ne jetojmë në një shtëpi të vogël, – thotë gruaja e tij, – djali im ishte duke studiuar për një provim dhe bashkëshorti vendosi të dilte një shëtitje në mënyrë që të mos e shqetësonte”.
Agjentët e stacionit policor kryen një kontroll në vend: në ATM nuk kishte shenja të thyerjes ose të ushtrimit të dhunës.
Hetuesit, pasi kanë njoftuar menaxherin e bankës dhe institucionin mbikëqyrës, po përpiqen të kuptojnë nëse mosfunksionimi ishte rezultat i ndonjë sulmi hakerësh.
Diskutime rreth kësaj post