Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka komentuar situatën politike. I pyetur nëse kryedemokrati Lulzim Basha do të largohet në 26 prill, ai tha:
“Në 26 prill Lulzim Basha do të jetë kryeministri i Shqipërisë. Këtë e di edhe Edi Rama”, tha i bindur Bardhi për abc news.
Por a do ta gjykojë populli, PD-në edhe për djegien e mandateve?
“Qytetarët do të gjykojnë opozitën, që është alternativa e zgjidhjes së halleve të tyre me atë që ne ofrojmë. Veprimet politike të kryera kanë sjellë benefite në momentin që janë marrë dhe sot asnjë shqiptar nuk i intereson nëse në kuvend është apo jo një deputet i PD-së”.
Diskutime rreth kësaj post