Pezullohet trasporti detar mes Shqipërisë dhe Italisë për shkak të motit të keq. Gjendja në Detin Adriatik pritet të përkeqësohet gjatë natës, kjo ka ka bërë që të anullohen tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas.
Mbremjen e sotme tragetet F/b Bari dhe F/b Rigel do të qëndrojnë të ankoruar në port.
Nga porti italian i Barit bëjnë me dije se, edhe 2 tragetet që do të niseshin mbrëmjen e sotme drejt Durrësit, nuk do të nisen.
Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, gjatë natës, forca e detit do të arrijë deri në 8-9 ballë, ndërsa shpejtësia e erës në mbi 70 km/orë.
Diskutime rreth kësaj post