Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami ka komentuar dje situatën politike në vend, ndërsa ka shpërthyer në akuza në adresë të qeverisë “Rama”. Gjatë një prononcimi për mediat, Islami theksoi se lejimi i Greqisë për zgjerimin me 12 milje nga qeveria aktuale, shpjegon se përse kryeministri Edi Rama kundërshtoi marrëveshjen e detit në vitin 2009, ndërsa akuzoi shefin e ekzekutivit se ka mbajtur qëndrime antikombëtare dhe për Kosovën dhe çështje të tjera që lidhen me shqiptarët në rajon.
“Ju kërkoj ndjesë që para se t’u përgjigjem drejtpërdrejt pyetjeve tuaja për këtë çështje kaq të ndjeshme, të vendos theksin në tri momente që përcaktojnë sjelljen tinëzare, përveçse antikombëtare të Ramës. Përveç çështjes së kufirit detar me Greqinë, për të cilin Rama po përcaktohet si trafikant i detit, ai do të mbahet mend në historinë e të gjithë shqiptarëve si trafikant i pavarësisë së Kosovës me sulmet ndaj lidershipit të Kosovës deri në akuza të turpshme, por edhe si destabilizues i Ballkanit kur në bashkëpunim me Vuçiç, duke i futur thikën pas shpine Merkelit hodhi tezën antieuropiane për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Une e konsideroj normale futjen e Ramës në këtë spirale të vdekjes së tij politike, sepse pasi dështoi në çdo aspekt të politikes së brendshme mori rrugën e bulmezit drejt strofkës së fundit të nacionalizmit e të tradhtisë kombëtare. Të kthehem te pyetja juaj! Lidhur me këtë pyetje, paraprakisht mund t’ju them se formimi dhe detyrat që kam mbajtur nuk më lejojnë të spekuloj për një çështje kaq delikate dhe për të cilën nuk e kam të gjithë informacionin zyrtar për të dhënë një përgjigje të saktë, të plotë e shteruese”, – deklaroi ai.
Më tej ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami akuzoi kryeministrin Edi Rama se po punon në dëm të interesave të Shqipërisë.
“Nga media dhe nga gjithçka ka deklaruar Rama e disa ekspertë shqiptarë më rezulton se ky është një veprim i Ramës në dëm të interesave të Shqipërisë. Loja e tij e fjalëve dhe mungesa e transparencës sa herë kapet mat, këtë radhë veçse ka rritur perceptimin negativ te qytetarët si një veprim i Ramës që cenon integritetin e vendit. Kam lexuar një status në FB që e nxjerr Ramën mashtrues, mediokër e dredharak naiv, një status ku ndër të tjera autori shkruante: Ju zoti Rama insistoni se s’jeni tradhtar me argumentin se në shekullin XXI s’mund të jem trafikant i detit, por viti 2013 kur e dërgove marrëveshjen e 2009 në GJK dhe kur akuzoje nënshkruesit e saj si tradhtar a nuk ishte vallë shekulli XXI”, – nënvizoi Islami.
Diskutime rreth kësaj post