Këshilli i Emërimeve për Drejtësinë ka njoftuar se do të mblidhet sërish sot për të zhvilluar intervistën me kandidaten për anëtare të Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtja.
Mbledhja do të zhvillohet në orën 10:00. Bejtja është kandidatë për Gjykatën Kushtetuese. Në rend dite do të jetë dhe procedura për Altin Binajn, procedurë e cila u ndërpre seancës e kaluar.
Njoftimi i KED:
“Brenda afatit 5 ditor nga përfundimi i procedurës së verifikimit, të parashikuar nga neni 239/1 i ligjit nr. 115/2016, ditën e hënë datë 28.12.2020, ora 10:00, thirret mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me këtë rend dite:Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikësnë datën 22.11.2019Miratimi i ekspertit per vlerësimin e nivelit te zotërimit te gjuhës së huaj (atë angleze), te deklaruar nga kandidati i lejuar per vendin vakant ne Gjykaten Kushtetuese.Ndërprerje e procedurës se vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese për kandidatin e lejuar: Altin Binaj. Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës së kandidatëve të lejuar: Sonila Bejtja. Zhvillimi i intervistës me kandidatët e lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019, si më poshtë: Sonila Bejtja. Vlerësimi, pikëzimi dhe renditja për kandidatët e lejuar. Diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës.” – thuhet në njoftim.
Diskutime rreth kësaj post