Dekreti Presidencial i Greqisë për zgjerimin e kësaj të fundit me 12 milje në detin Jon ka hyrë në fuqi. Lajmi bëhet i ditur nga Ministra e Punëve të Jashtme. MEPJ e Greqisë thekson se dekreti është publikuar sot në Fletoren Zyrtare, duke u bërë kështu i vlefshëm.
Kujtojmë se përcaktimi i vijave bazë në rajonin e Detit Jon dhe mbyllja e gjireve, si dhe zgjerimi i ujërave territoriale në Detin Jon, hapin rrugën për hartimin e marrëveshjes Greqi-Shqipëri, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
Për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve, është rënë dakord gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, në Tiranë, dhe takimit që ai pati me Kryeministrin shqiptar, se çështja mbetet e hapur nga viti 2009, kur Greqia nënshkroi një marrëveshje për zonën detare, e cila u anulua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Pas vizitës së ministrit të Jashtëm grek në Tiranë, Nikos Dendias, Kryeministri Rama tha se të dyja vendet do t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për çështjen e kufirit detar dhe Zonave Ekskluzive Ekonomike.
Deklaratë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë për hyrjen në fuqi të Dekretit Presidencial për mbylljen e gjireve dhe përcaktimin e vijave bazë në rajonin e Detit Jon dhe Ishujve të Jonit deri në Kepin Tenaro në Peloponez
Me publikimin në Fletoren Zyrtare hyn sot në fuqi dekreti presidencial mbi mbylljen e gjireve dhe ndërtimin e vijave bazë në rajonin e Detit Jon dhe Ishujt e Jon deri në Kepin Tenaro në Peloponez.
Dekreti Presidencial përputhet me zbatimin e rregullores së ratifikuar të Konventës së OKB-së viti 1982 mbi të Drejtën e Detit. Ky dekret përbën një hap të domosdoshëm për procesin e zgjerimit të zonës bregdetare të vendit në rajonin përkatës, akt i cili, sipas Konventës, është një e drejtë e padiskutueshme e vendit.
Dekreti i Presidentit thekson se Greqia rezervon të drejtën të ushtrojë të drejtat e saj përkatëse në rajonet e tjera të territorit të saj, siç ato rrjedhojnë nga Konventa për të Drejtën e Detit, që pasqyron të drejtën tipike ndërkombëtare.
Greqia e përkushtuar në mbrojtjen e të Drejtës Ndërkombëtare, përfshi të Drejtën e Detit, vepron në mënyrë rigoroze në përputhje me ligjet ndërkombëtare.
Diskutime rreth kësaj post