Ish presidenti Bujar Nishani ka reaguar për çështjen e detit, pasi Greqia dekretoi dje zgjerimin me 12 milje në det. Përmes një postimi, Nishani shkruan se justifikimi i kryeministrit Edi Rama është një skandal i madh.
Sipas tij, kryeministri i Shqipërisë bën avokatin e një shteti që dëmton rëndë interesat e vendit.
“Kryeministri i Shqipërisë merr përsipër t’i tregojë shqiptarëve se zgjerimi i territorit detar të Greqisë në 12 milje është një e drejtë e Greqisë dhe se Shqipëria nuk ka pse ankohet!
Skandal më të madh e më të zi, nuk mund të ketë!Se cili është interesi dhe e drejta e Greqisë është detyra e Kryeministrit të Greqisë ta tregojë e ta mbrojë!
Kryeministri i Shqipërisë ka detyrën dhe përgjegjësinë të mbrojë dhe të tregojë interesin e Shqipërisë.
Kryeministri i Shqipërisë jo vetëm refuzon të tregojë dhe mbrojë interesin e Shqipërisë, por më zi akoma, bëhet avokat i interesit të tjetrit , interes që dëmton rëndë interesin e Shqipërisë !
Tradhëtia ka Emër”, shkruan Nishani.
Diskutime rreth kësaj post