Ish- prokurori Shkëlqim Hajdari tha se Vettingu ka dhënë rezultatet e tij, duke nxjerrë nga sistemi i drejtësisë prokurorë si “lloji i Adriatik Llallës”, më këtë të fundit që e quajti “kancer të Prokurorisë”.
Hajdari tha se në një vit SPAK, kurrsesi nuk mund të kishte rezultate të shpejta. Sipas tij, rezultatet me “peshqit e mëdhënj” do i jap në 6 mjorin e dytë të vitit 2021.
“Llalla rezultoi një kancer në Prokurori, Vettingu po jep rezultat se edhe lloji i Llallës ka dalë jashtë sistemit, unë jam i pirur te deklarata e Arben Krajës, se edhe kur më keni pyetur kam thënë që rezultatet e shpejta mos prisni se janë në fazën që po maturohet një institucion”, tha Hajdari.
Duke u ndalur te formimi i Gjykatës Kushtetues, Hajdari tha se shkaktare për mungesën e saj është politika, duke shtuar se në janar do të ketë 7 anëtarë, e aftë për të marrë vendime.
“Nuk janë emra shumë të fortë që godasin në kokën e gazetarëve, por dhe emra të panjohur nuk janë. Vonesa është e kuptueshme, politika është përgjegjëse për vonimin e Gjykatës Kushtetuese se krijimi i tyre u nda në 2 skuadra Partizani me 17 nëntorit dhe duket se ne jemi 3 me 3. Një pjesë e gjyqtarëve janë zgjedhur pa qenë 3 kandidatura nga KED, presidenti dhe parlamenti ka zgjedhur me një kandidaturë, është e vërtetë që politika është përpjekut të ketë njerëz që përveç aftësive të tyre morale të kenë edhe mirënjohjen e politikanët, kjo është e vjetër, ne në fillim të janarit do bëhemi me 7 anëtarë, dhe me kaq jo vetëm që krijon kuorimin, por edhe mund të krijojë vendime, 7 me 5 është një gjykatë që jep vendime. E rëndësishme është ca do bëjë tani Gjykata Kushtetuese, e rëndësishme është që këto njerëz a do jenë njerëz profesionist të ndarë politike? Historia ka treguar që njerëzit që marrin detyra kaq të larta fillojnë dhe i thërrasin mendjen, shumica e tyre kanë mandat 9 vjeçar dhe ne punën e tyre do e shikojmë në vendimet e nxehta që do shqyrtohen që në janar dhe Gjykata Kushtetuese i ka gjyqet e hapura, ato që shkojnë palë janë avokat shumë të zot dhe unë them që në këtë klimë që është në Shqipëri them se gjykata do bëjë distancimin e plotë dhe do të marrin vendime të drejta”, tha Hajdari në Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post