Ministri i Shtetit dhe Sipërmarrjes Eduard Shalsi, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, debatoi me analistin Fatos Lubonja.
Lubonja tha se në Shqipëri kanë qeverisur 3 parti, sikur të jenë tre ba.nda. Ndërsa, Shalsi kundërshtoi, duke thënë se shprehja e gjetur është shumë e rë.ndë. Ai tha se qeveria punon maksimalisht për t’ju shërbyer sa më mirë qytetarëve.
Fatos Lubonja: Këta janë tre banda e kam thënë. Ky është sistemi i korr.upsionit. Këta janë një lloj karikature e Berluskonit. Tani po shkojmë tek modeli i Putin. Nuk është prekur askush. Drejtësia mund të përdoret për të eliminuar kundërshtarin politik. Nëse ndodh kjo, do ishte shumë e rën.dë.
Eduard Shalsi: Fatos flet për 3 banda. Janë fjalë shumë të rënda këto fjalë. Jam krenar që jam pjesë e kësaj qeverie. Jam pjesë e një qeverie, ku 50 përqind janë gra. Ne luftojmë përditë për të qenë në lartësinë e atyre që na kanë zgjedhur. Ak.uzat janë të tmer.rshme. Epitetet e tua janë të rë.nda.
Fatos Lubonja: Cfarë mund të themi kur shohim kryeministrin tënd që flet me shefa policie, me Rrajat, me tra.fikantë, kur shoh këto ndërtimet, kur shembet Teatri në mënyrë kri.minale. Cfarë të them unë. Ti je fasada për të dalë në televizion, ju vid.hni paratë publike. Ky është shtet i kapur.
Eduard Shalsi: Nuk mund të ab.uzoni, duke u shprehur me mak.abritet. Ne kritikohemi për gjëra që nuk duhet të kritikohemi dhe e anasjellta. Ju flisni për gjithçka. Maxhoranca ka mbështetje në popull. Kemi defektet tona, por punojmë me seriozitet. Kjo është arsyeja pse është votuar dhe do votohet Rama. S’ka më të mirë se ne.
Diskutime rreth kësaj post