Presidenti Ilir Meta ka hedhur aku.za shumë të rënda për Prokurorinë. Ai u shpreh se sot që po flasim është e pus.htuar nga maxhoranca, ku jo vetëm nuk hetohet asgjë, por edhe ban.dat po dalin nga qelitë në prag të zgjedhjeve.
Ilir Meta:
“Jemi të qartë që Prokuroria është push.tuar.
Vlerësimi im është ky.
Derisa ti bën një zgjedhje antikushtetuese me qëllim nëpërmjet kësaj zgjedhje që të bësh të gjithë procedurat organizative të drejtësisë së re të këtij sistemi përmes një njeriu të zgjedhur në mënyrë të njëanshme, sigurisht që ne shikojmë rezultatet, dhe shikojmë që mbyllen të gjitha çështjet serioze, lirohen grupet kri.minale me lloj-lloj teknikalitet para zgjedhjeve, nuk hetohet askush për këto çështje.
Meqë kemi rastin e Gjykatës Kushtetuese, kemi edhe faktin që të gjithë përgjegjësit e mosngritjes së kësaj gjykate që Presidenti i ka çuar në SPAK dhe Prokurori dhe që janë vërtetuar edhe nga Komisioni i Venecias si përgjegjës për gjithë incidentet e rë.nda që sollën në këtë situatë të Gjykatës Kushtetutës, ndaj në këtë drejtim përpjekja për kapjen e Gjykatës Kushtetuese vazhdon.
Prandaj edhe unë nuk kam shprehur ndonjë entuziazëm, sepse ne kemi një trupë por nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese funksionale, që të japë vendim në emër të popullit dhe sovranitetit të tij”, tha Ilir Meta.
Diskutime rreth kësaj post