Analisti i njohur Artur Zheji i ftuar në emisionin Top Talk ka dhënë një tezë që Gjykata e re Kushtetuese në Shqipëri duhet t’i rrëzojë zgjedhjet lokale të 30 qershorit, e kjo do të çonte vendin në palë zgjedhje.
“Ndoshta në janar mund të kemi një rrëzim të zgjedhjeve lokale. Ndoshta mund të kemi një përsëritje të zgjedhjeve lokale dhe parlamentare. Mendoj se ky mund të ishte një koncesion nga Rama”, u shpreh Zheji.
Më tej Zheji theksoi se ‘nëse Gjykata Kushtetuese nuk merr vendim për zgjedhjet e 30 qershorit, atëherë është e kotë që kjo gjykatë ngrihet në Janar”.
“Unë bëj një analizë, sepse rrëzimi i zgjedhjeve lokale është shumë brenda logjikës korrekte të kushtetutës, sepse nuk ka mundësi në një sistem politik të garohet vetëm një me një forcë politike. Duke marrë shkas me vendimin e gjykatës së Kosovës. Janë parakushtet, se çfarë mund të vendosë Gjykata nuk e paragjykoj. Ripërcaktimi i zgjedhjeve të reja edhe lokale do të ishte një koncesion do t’ia jepte Rama, opozitës”, theksoi Zheji
Diskutime rreth kësaj post