Partia Demokratike akuzon qeverinë se ka dështuar me mësimin online. Ish-deputetja Albana Vokshi dhe eksperti i arsimit në selinë blu, Ndriçim Mehmeti vizituan një familje, ku 3 prej fëmijëve të saj u shprehën të shqetësuar më mënyrë e alternuar të mësimit në klasë dhe online.
“Orët janë shumë të shkurtuara si në matematikë, marrim pak, pyetemi shumë dhe puna na bie ne si maturantë. Ose plotësisht fizikisht ose plotësisht online”.
“Jemi të ndarë në dy grupe, njëri grup ka 13 veta, zakonisht vijnë 7-8. Online janë më pak. Konfirmojnë pjesëmarrjen, ok, por fizikisht nuk kanë qenë fare. Kurse tek gjuha angleze vetëm 2 veta. Unë edhe një shoqe. Gjejnë justifikime se nuk hapet ose nuk e shkarkojmë dot”,
“Kur dy veta hyjnë online, ça pret nga arsimi kur nuk mësojnë dot as anglisht”
Për ish-deputeten Vokshi, qeveria duhet t’i kishte pajisur këta fëmijë me tabletë dhe t’u siguronte mësimin online.
“Ju duhet të kishit një ose dy tableta të dhuruara nga shteti që fëmijëve t’u mundësohej mësimi online. Duhej të kishit internet falas nga qeveria siç e kanë bërë vendet e tjera”.
Pak ditë më parë, selia blu akuzoi qeverinë se ka dështuar me projektin 3.5 milionë dollar për dixhitalizimin e shkollave.
Diskutime rreth kësaj post