Edvini Kulluri, ish anëtar i këshillit kombëtar të PD-së thotë se Lulzim Basha nuk ka asnjë mundësi që të fitojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Nese zoti Basha fiton, duhet te spostojmë kullën e Eifelit në New York”- shprehet ai me batutë.
Kulluri kundërshton mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet në zgjedhjet e prillit dhe e konsideron të gabuar largimin e Halim Kosovës dhe Romeo Gurakuqit nga lista e PD-së.
“Kjo është rrumpallë tipike e Lulzim Bashës, e cila e mbivendosur me të gjitha rrumpallat nga viti 2013 deri sot ka sjellë këtë kaos. Mënyra si u bë lista e 2017-ës dhe ky procesi i sotëm tregojnë amullinë në të cilën ndodhet procesi i selektimit të kandidaturave”– thotë Kulluri.
Bindjen se e djathta nuk mund ti fitojë zgjedhjet, politikani e shpjegon me faktin se, modeli që partia po ndjek nuk është aspak demokratik: “Jo vetëm nuk është demokratik,është krejtësisht subjektiv”.
Diskutime rreth kësaj post