Në një intervistë, ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka hedhur akuza të shumta ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim basha. Topalli u shpreh se Partisë Demokratike i ka ngelur vetëm shkronjat, sigla, asgjë më shumë, pasi sipas saj, e gjitha është shkatërruar.
Topalli gjithashtu ka folur edhe për “Lëvizja për Ndryshim” që do të ketë kandidatë në të gjithë tërritorin e Shqipërisë.Ajo thekson se do të kërkojë bashkëpunimin e partive të tjera që janë kundër asaj që Topalli e quan “trinomi i kryetarëve”.
“Lëvizja për Ndryshim do të ketë kandidatë në gjithë territorin e Shqipërisë. Besoj se muajin e ardhshëm hedhim lista të përbashkëta me partitë e tjera të reja që janë kundër tre kryetarëve të korruptuar. Po punojmë për listën e emrave. Unë kam një parim, ne nuk kemi luksin për të përjashtuar asnjeri, jam e hapur per të negociuar me këdo, por me një kusht që në qëllimin e tyre te ketë synim largimin e Ramës, Metës e Bashës”, shprehet Topalli për Euronews.
Ajo vetë ende nuk e ka vendosur se ku do të kandidojë, ndërsa nuk e përjashton mundësinë e kandidimit në më shumë se një qark.
“Unë edhe e mendoj që mund të jem e pranishme në më shumë se një,dy, tre qarqe” nënvizoi Topalli.
Diskutime rreth kësaj post