Dritan Abazovic ka thënë se ç’kapja e shtetit në Mal të Zi ka filluar, dhe nuk e ka në plan të ndalet. Qeveria malazeze do të marrë vendime për shkarkimet e Bordeve të Drejtorëve të ndërmarrjeve publike.
Poashtu, ndryshime do të ketë edhe në menaxhimin e Aeroportit, menaxhimin e sistemit elektrik, atë të aviacionit ajror e ndërmarrjes së ujërave.
“U krijuan borxhe të mëdha dhe nuk u bë asnjë punë. Po fillojmë me reforma, dhe nuk do ndalemi. Qëndrimi arrogant ndaj buxhetit të shtetit dhe buxhetit lokal të ndërmarrjeve shtetërore ka qenë fenomen ndër vite, por që s’do ta lejojmë më” ka thënë Abazoviq.
Diskutime rreth kësaj post