Pas lajmit të shpërndarë ditën e djeshme nga KED se Zhaklina Peto ishte tërhequr nga gara për një pozicion si anëtare e Gjykatës Kushtetuese ka reaguar vetë Peto duke treguar si qëndron e vërteta.
“Dua të nënvizoj se vendimi i djeshëm ishte surprizë për mua… Unë nuk jam dorëhequr nga kandidimi, por me ketë vendim KED është dorëhequr nga unë, ose e thënë ndryshe më ka dorëhequr.
Të them të drejtën dorëheqjen e kam menduar disa herë në këtë rrugëtim drejt Gjykatës Kushtetuese, kjo sepse padrejtësitë nuk mbaronin. Ne bindjen time të brendshme unë kam menduar se çdo individ duhet të ketë frikë të mos zbatojë ligjin ndërsa një gjyqtar duhet të tmerrohet vetëm nga ideja që mund të mos e zbatojë atë. Në fakt gjatë këtij procesi çdo herë që përballesha me shkelje të ligjit mendoja të dorëhiqesha prej tij. Me vendimin e djeshëm, atë që nuk e bëra dot unë e bënë ata, vendosën të më dorëhiqnin”, u shpreh Peto për Faxnews.
Diskutime rreth kësaj post