Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar pas zyrtarizmit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese.
Gjonaj shkruan se ky është një hap domethënës që plotëson njëkohësisht edhe një nga kushtet e vendosura nga BE.
“Këtë fund viti e mbyllim me një lajm shumë të mirë për konkretizimin e rezultateve të Reformës në Drejtësi! Gjykata Kushtetuese tashmë funksionale me 6 anëtarë.
Një hap domethënës përpara që i shërben Shqipërisë në avancimin e reformave, por njëkohësisht plotëson të gjitha prioritetet e vendosura për negociatat për anëtarësim në BE.
Falenderim BE dhe USA për mbështetjen e pakursyer.”, shkruan Gjonaj.
Diskutime rreth kësaj post