Ditën e djeshme qarkulloi lajmi në disa media se ish-deputeti i PS, Arion Muça i është bashkuar LSI dhe u shfaq sëbashku me Monika Kryemadhin në një takim në qytetin e Fierit.
Nisur nga ky lajm ka ardhur reagimi i fortë i zv.ministrit të Mbrojtjes, petro Koçi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se ky ish-deputet ka vite që ëhstë ushtar i LSI, madje besohet se ka qenë me këtë parti që në momentin që ajo u krijua.
“Mediat e ciftit Meta Berisha i kane bere jehone nje lajmi te kamufluar sipas te cilit nje ish deputet i PS paskesh kaluar te LSI.
Ne fakt personazhi ne fjale ka vite qe eshte ushtar i LSI bile per formatin qe perfaqeson besohet se ka qene me LSI pa u formuar vete LSI ja.
E para se interesi kryesor ne jete ka qene dhe mbetet ndertimi dhe shitja e apartamenteve e dyta sepse e ka per profesion percarjen krahinore.
Kjo shitje lajmi me kujton rastin e Limoz Dizdarit, e cili duke qene anetar i Kryesise se LSI shkon ne nje takim publik te kryetarit te PD Basha dhe ne portale e shiten me statusin e ish deputetit te PS.
Renia e elektoratit te bashkepunetoreve te fashizmit te Berishes nuk rregullohet duke mashtruar opinionin publik me manovra te tilla.
Largimi i individeve te tille nga PS ka qene gjithmone nje proces pastrimi nga korrupsioni dhe ligesia.”, shkruan Petro Koçi.
Diskutime rreth kësaj post