Kuvendi i Shqipërisë ka mbyllur për këtë vit punimet. Teksa nuk na ndajnë shumë nga festat e fundvitit, sesioni i ri parlamentar do të nis në 18 janar të 2021-it.
Ky fakt u bë i ditur nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Në mbyllje të kësaj seance plenare, Ruçi i uroi deputetëve që të kalojnë festa të gëzuara, ndërsa nuk harroi që t’u kujtonte atyre dhe qytetarëve që të respektojnë protokollin anti-covid.
“Në 18 janar nis sesioni i ri parlamentar. Gëzuar, dhe miupafshim duke ruajtur protokollin”, tha Ruçi.
Diskutime rreth kësaj post