Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan forcoi politikën e tij të jashtme në vitin 2020, duke krijuar tensione në rajon dhe Bashkimin Europian.
Në mars, ai shkaktoi një reagim dhe interes të madh nga ana e popullit me vendimin e tij për të kthyer Shën Sofinë në një xhami,e themeluar fillimisht si një katedrale.
Disa e panë këtë si një përpjekje për të mobilizuar nacionalistët konservatorë dhe për të maskuar paqëndrueshmërinë ekonomike të vendit, të përkeqësuar nga rënia e vlerës së lirës turke dhe ndikimi i pandemisë.
Në nivelin ndërkombëtar, shndërrimi i monumentit në një xhami nuk u prit mirë, duke marrë kritika nga papa dhe udhëheqësit e Kishës Ortodokse Greke, të cilët e quajtën “një ditë zie”.
Një tjetër konflikt u përshkallëzua në tetor. Pas vrasjes së një mësuesi nga një islamik radikal, presidenti francez Emmanuel Macron nisi një fushatë për të mbrojtur vlerat laike të Francës.
Ankaraja nga ana tjetër bëri thirrje për bojkot të produkteve franceze dhe Erdogan akuzoi Macron për ndjekjen e një programi anti-islamik. Rexhep Tajip Erdogan madje vuri në pikëpyetje shëndetin mendor të presidentit francez duke thënë se ai duhej të kontrollohej.
Ky konflikt shkon shumë përtej çështjeve të fesë. Macron ka kundërshtuar vazhdimisht ambiciet e Erdogan për pushtet.
Franca dhe Turqia kanë mosmarrëveshje për kriza të ndryshme: konflikti midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për Nagorno-Karabakh, Sirinë, Libinë dhe të drejtat mbi zonat detare në Mesdheun lindor. Tensionet u përshkallëzuan kur Turqia dërgoi anijen eksploruese Oruç Reis në një zonë të diskutueshme në kërkim të zonave të pasura me naftë dhe gaz.
Greqia dhe Turqia kanë pasur marrëdhënie të vështira për dekada, me tensione të njëpasnjëshme. Në mosmarrëveshjen mbi burimet e energjisë dhe kufijve detarë, Bashkimi Europian mbështeti Greqinë dhe e konsideroi eksplorimin turk në Mesdheun Lindor të paligjshëm.
Ankaraja nga ana tjetër ka pretenduar se ka të drejta eksplorimi në Mesdheun Lindor. Turqia dhe Greqia kanë mobilizuar forcat e tyre detare dhe ajrore, ndërkohë të dy vendet janë të përgatitura rreth një konflikti të mundshëm ushtarak.
Kjo ka vënë në presion marrëdhëniet tashmë të brishta me Brukselin. Turqia është një anëtare e NATO-s, një partner tregtar dhe është shtëpia e miliona emigrantëve. Erdogan në të kaluarën ka kërcënuar se do të përdorë pozicionin e tij si roje kufitare në Europë.
Koha e një Turqie neutrale nën udhëheqjen e Kemal Ataturk ka kohë që ka mbaruar, Erdogan së bashku me ndihmën e ushtrisë së tij po ndjek politikën e zgjerimit, e cila ndjek moton “Vetëm kundër të gjithëve”.
Diskutime rreth kësaj post