Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon sot seancën e radhës plenare, e fundit për vitin 2020. Në rendin e ditës u diskutua për projektligji “Për pensionet suplementare”. Deputeti i opozitës Halit Valteri, në fjalën e mbajtur në parlament, foli edhe për shpërblimin prej 50 mijë lekë të vjetra, që qeveria ka ndarë për pensionistët.
Valteri shprehet se qeveria po tallet me pensionistët
“Sot kemi një projektligj për pensionet suplementare por doja më shumë të flisja për pensionet e shqiptarëve. Pensionistët kanë ardhur duke u bërë më të varfër çdo ditë 20 vitet e fundit. Nuk kanë më arsye të kenë shpresë. Vlera e pensionit e është e ulët sidomos për pensionistët në zonat rurale. Një histori e dështimesh e premtimesh të rreme, historia e të gjithë qeverive shqiptare.
Pensionistët e zonave rurale marrin shumë pak para. Një person me pension nuk mbyll dot muajin. Një i afërmi im ka punuar 40 vjet dhe merrte 143 mijë lekë të vjetra, ku vetëm ujë, drita e ilaçe, e mbetet që të jetojë me para sa kafja e mëngjesit të një deputeti.
A keni turp, a jeni njerëz apo s’keni? 50 vite punë dhe jo si kjo që bëni ju të krekosur, çfarë mund të blesh me 100 mijë lekë në këtë situatë pandemie? Kostoja e jetesës po rritet përditë. Qeveria po tallet me pensionistët. Ju keni bërë marrëzi ekonomike.
Pensionistët janë detyruar të presin lëmoshën e qeverisë. Kosto e jetesës është rritur çdo ditë”, u shpreh Valteri.
Diskutime rreth kësaj post