Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar dje, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të çuar në zgjedhje të parakohshme vendin.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Patozi theksoi se Shqipëria nuk mund të ecë dot në hapat e Kosovës, pasi sipas tij, ka kaq kohë që zvarrit krijimin e Kushtetueses. Në këtë kontekst, Patozi e quajti një turp dhe goditje të qëllimshme ndaj drejtësisë mungesën e një Gjykate Kushtetuese në vend. Sipas tij vetë politikanët shqiptarë po i japin drejtësisë goditje të njëpasnjëshme, prandaj dhe Yuri Kim po ndërhyn dhe jep këtë kontribut të madh, sepse po bën atë që autoritet shqiptare nuk e bëjnë dot për vendin tonë.
“Gjykata Kushtetuese e Prishtinës e çoi Kosovën në zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që ne nuk kemi ende një gjykatë funksionale. Një pritje kjo e gjatë dhe sfilitëse, që po vijon prej disa vitesh. Por pavarësisht historive të ndryshme të hallkës sipërore të gjyqësorit në Tiranë dhe në Prishtinë, të gjithë bien në një mendje se mungesa e gjatë e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri është një njollë turpi dhe një goditje e rëndë për shtetin tonë të së drejtës. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse ka një investim të pazakontë të ambasadores amerikane, Yuri Kim, në funksion të plotësimit të vendeve vakante të kësaj gjykate. Është një kontribut, që mendoj se ne duhet ta njohim dhe ta vlerësojmë, jo thjesht me fjalë dhe përgjërime, por kryesisht me gjeste dhe me akte”, është shprehur ai përmes një postimi në Facebook.
Sakaq, Patozi fajëson qeverinë dhe opozitën se po luajnë me çështjen e Kushtetueses, pasi i bëjnë lëvizjet ashtu siç u intereson atyre për të mos u cenuar postin dhe rrjetin kriminal.
“Fjala vjen, ne si forcë politike kemi vendosur që ta përshëndesim ngritjen e Gjykatës Kushtetuese me dorëzimin e kërkesës për rrëzimin e Kodit Elektoral të Edi Ramës, i cili sipas nesh është antikushtetues, pasi bën sikur i hap listat e deputetëve, por në fakt i mban sërish të mbyllura ato. Ndërsa të tjerët e vendosin vetë raportin që kanë, si me zgjedhjet e lira, ashtu edhe me Gjykatën Kushtetuese, për të cilën po hiqen sikur u dhemb shpirti. Por nëse doni të dini se çfarë duan ata tamam, nuk ka nevojë të sillni ndërmend lotët dhe ankimet e tyre të rrejshme gjithë këto vite. Mjafton të kujtoni se çfarë bënë ata më 5 qershor, pas luftërash të vërteta dhe imagjinare, kur firmosën atë marrëveshje të pistë për të ruajtur gjithçka siç është në Shqipëri”, nënvizoi kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi.
Diskutime rreth kësaj post