Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Presidentja e Kosovës ngriti çështje të një rëndësie themelore kombëtare, sikurse është çështja e angazhimit të qeverisë shqiptare në ndryshimin e kufijve të Kosovës.
“Presidentja e Kosovës ngriti çështje të një rëndësie themelore kombëtare, sikurse është çështja e angazhimit të qeverisë shqiptare në ndryshimin e kufijve të Kosovës që tejkalon çdo imagjinatë.
Sikurse është edhe heqja e fjalës gjenocid në rezolutën që votoi parlamenti me urdhër të Beogradit e Ramës dhe çështja e taksës së Rrugës së Kombit.
Nga 2009 deri në 2013 qytetarët e Kosovës e kanë paguar 100% shpenzimet e ndërtimit të kësaj rruge, me 320 milionë euro që sillnin në vit me praninë e tyre”, u shpreh Sali Berisha për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post