Ish-kryeministri Albin Kurti ka folur sot para mediave për aktgjykimin e mbrëmshëm të Gjykatës Kushtetuese. Kurti, pas takimit me presidenten në detyrë Vjosa Osmanin lidhur me zgjedhjet, është pyetur nga mediat nëse do të i lejohet që të garojë në zgjedhjet e ardhshme.
Ai ka thënë se për këtë çështje janë duke pritur vendimin e plotë të Kushtetueses. “Në anën tjetër sa i përket hollësive që i ka përmendur Gjykata ne gjithashtu duhet të presim për aktgjykimin e plotë që ta themi aktgjykimin tonë, na nevojitet ta japim një interpretim të drejtë. Do ta merrni përgjigjen në aktgjykimin e plotë, unë do të jem në të gjitha takimet ne vijim nga Këshilltari ynë ligjor, Blerim Sallahu”, ka thënë.
“Ne si subjekt politik jemi të parët dhe më mëdhenjtë padyshim që do të jemi shumica e ardhshme. Mirëpo, formalizimi e vendimi qoftë për koalicionet qoftë për kandidatin për kryeministër bëhet në këshillin e përgjithshëm”, shtoi Kurti.
Kurti po ashtu u pyet nëse do të bëjnë ndonjë koalicion me parti të tjera, ai theksoi se partia e tij është më e madhja në vend dhe si e tillë do të jetë edhe në Kuvend.
“Ne si subjekt politik që jemi të parët dhe më të mëdhenj në vend dhe Kuvend pa dyshim që do të jemi shumica e ardhshme dhe shumica e popullit që na mbështet sot do të jetë edhe në kuvendin e republikës mirëpo formalizmi dhe vendimi qoftë për koalicionin apo kandidatin do të bëhet në organet drejtuese të partisë”, deklaroi Kurti.
Kurti u pyet gjithashtu nëse do të jetë Vjosa Osmani pjesë e LVV-së. Lidhur me këtë ai u përgjigj shkurt, duke thënë se sot ka pasur takim me u.d. e presidentes dhe nuk kanë biseduar për asgjë politike në këtë aspekt.
“Sot kam pasur takim me ushtruesen e detyrës bsë presidentit dhe nuk kemi diskutuar çështje politike dhe elektorale”, deklaroi Kurti.
Diskutime rreth kësaj post