Altin Binaj është zyrtarisht anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese. Ai është betuar mesditën e kësaj të marte përpara presidentit Ilir Meta, pasi u zgjodh nga Kuvendi në seancën e shkuar plenare. Binaj merr sot detyrën si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Bashkë me Binajn Gjykata Kushtetutese ka 5 anëtarë, mes të cilëve Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgjin, por që ky institucion të jetë funksional duhet të ketë të paktën 6 anëtarë.
Gazetarja Erneta Shevroja raporton për ABC se KED është në përfundim të procesit të vlerësimit të dy kandidatëve për vendin e lënë vakant nga Besnik Imeraj. Sot pritet të pikëzohen Përparim Kalon dhe Aleksandër Toma të cilët më pas do i dërgohen presidentit për të zgjedhur.
Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri Yuri Kim ka përsëritur disa herë thirrjen ndaj institucioneve në vend për të bashkëpunim, në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale brenda vitit 2020.
Diskutime rreth kësaj post