Gjykata Administrative këtë të martë ka rrëzuar padinë Selami Simsek, i cili kërkoi azil në Shqipëri me argumentin se perndiqet nga autoritetet në Turqi pasi pjesëtarët e familjes së tij janë mbështetës të lëvizjes Gylen.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se Simsek paditi Drejtorinë e Azilit dhe shtetësisë në Ministrinë e Brendshme dhe Komisionin Kombëtar per Azilin dhe Refugjatët dhe kërkoi nga gjykata ti urdhëronte këto dy institucione ti pranonin kërkesën e tij për azil në vendin tonë.
Ndërkohë Simsek për momentin ka mundësinë e Apelimit të vendimit dhe nëse rrëzohet edhe ne Apel Administrativ rrezikon dënimin drejt Turqisë si miku i tij Harun Celik.
Diskutime rreth kësaj post