Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj nënshkroi sot me ambasadoren amerikane Yuri Kim një marrëveshje të re për ekstradimet. Me marrëveshjen e re, të cilën ministrja Gjonaj e cilësoi si historike, zgjerohen veprat penale të ekstradimit duke përfshirë ato me karakter financiar, tatimor, korruptiv etj.
“Me marrëveshjen e re realizojmë zgjerimin dhe përditësimin e veprave penale mbi të cilat mund të kërkohen ekstradim nga palët. Duke përfshirë veprat penale me karakter financiar, tatimor, korrupsionin, veprat në fushën informatike. Me përjashtim të veprave penale me karakter politik. Marrëveshja shërben si një sinjal i qartë ndaj të gjithë shkelësve se askush s’do të gjej strehë për t’iu shmangur zbatimit të ligjit në SHBA apo në Shqipëri.
Mbështetja politike dhe teknike e SHBA është shprehur më së miri që në fillesat e reformës në drejtësi dhe vijon në mënyrë të pandërprerë për të vendosur në ndjekjen e zbatimit dhe konkretizimin e kësaj reforme, aq të vështire dhe aq të domosdoshme në Shqipëri.
E nderuar ambasadore me këtë marrëveshje që nënshkruajmë sot, ne jemi shpresëplotë se do t’u japim shteteve tona një marrëveshje historike të ekstradimit. Në emër të popullit shqiptar falënderoj SHBA dhe personalisht ju znj. Kim për mbështetjen e pakushtëzuar në mbështetje të shtetit të së drejtës që do shërbejë si pasaportë në integrimin në BE”, – u shpreh ministrja Gjonaj.
Diskutime rreth kësaj post