Sekretari për Zgjedhjet në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka deklararuar se me ndryshimet e njëanshme që po bën mazhoraca, ka hequr garancitë që respektonin standardet e ODIHR.
Sipas tij bëhet fjalë për 7 ligje që shoqërojnë ndryshimet ligjore për të cilat është dakordësuar në Këshillin Politik që të mos prekeshin me forcën e kartonit.
Teksa rikujtoi se palët u angazhuan me shkrim që të mos i ndryshonin këto ligje, përfshirë ndryshimet në kodin penal apo ligji për policinë e shtetit, Kaso ka theksuar se zbatimi i këtyre marrëveshjeve është minimumi që mund të bënte mazhoranca ‘për të treguar se ka disa rregulla të cilat duhen zbatuar përpara se të hyjë në procesin zgjedhor’.
Diskutime rreth kësaj post