Avokat Spartak Ngjela paralajmëron se me ardhjen e Joe Biden në krye të SHBA një politikë e re do të nisë edhe në trojet shqiptare.
Sipas Ngjelës tashmë bandat serbe në Tiranë janë trembur dhe duan të veprojnë, mirëpo avokati shkruan se e kanë të kotë pasi Amerika nuk do t’i lejojë.
Madje Ngjela i dërgon një mesazh të koduar edhe kryeministrit Rama.
Postimi i plotë:
“Presidenti Joe Biden do të sjellë me forcë të veçantë rifillimin e çështjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Kjo është e sigurt, sepse ai vetë e bëri dje një përcaktim të tillë politik. Por, bandat serbe në Tiranë janë trembura dhe duan të veprojnë. Kot e kanë, janë të humbur me gjithsej.
l.
Koha e presidentit Biden, pritet që të jetë koha e ristrukturimit real të Perëndimit: ristrukturimi i forcës së NATO-s; rivlerësimi i marrëdhënieve Gjermani-SHBA; riafirmimi i aleancës historike midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian; goditja reale e ndërhyrjes së Rusisë në Ballkanin Perëndimor; mbështetja e fuqishme e Pavarësisë së Kosovës; aplikimi i sanksioneve të rënda Serbisë, nëse ajo nuk njeh pavarësinë e Kosovës; fuqizimi i ushtrisë së Kosovës dhe Shqipërisë; ndalimi i çfarëdo lloj procesi që mund të fuqizojë Serbinë kundër Kosovës dhe Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor.
Të gjithë këta aspekte jetikë, të cilët janë zbehur dhe e kanë dëmtuar rëndë Perëndimin, nga politika antiperëndimore e presidentit të rrëzuar Donald Trump, janë tani thekshëm në axhendën imediate të presidentit Joe Biden.
E gjithë kjo politikë e ardhshme, e cila sigurisht që do të jetë në favor të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, duhet t’i bëjë të ndërgjegjshëm shqiptarët se, pikërisht këtu, fillon një etapë e re e zhvillimit shqiptar. Por, pikërisht për këtë, në të dy shtetet shqiptarë, duhet të vijnë në qeverisje njerëz të aftë, me personalitet dhe që t’i përmbahen frymës patriotike, dhe gjithmonë për një politikë të fortë kooperimi midis Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo politikë kooperimi ndërshtetërore Shqipëri-Kosovë, deri tani, është bllokuar nga qeveritë e të dyja vendeve, sepse, në një përqindje jo të vogël, kryeministrat e tyre kanë qenë nën influencën e Beogradit.
ll.
Është pikërisht ky fakt që e shtyn kryeministrin shqiptar të ndërmarrë lëvizje politike në favor të Beogradit. Minishengeni i tij është vetëm fasada. Rama po kërkon që me heqjen e vizave dhe lëvizjen e lirë midis Shqipërisë dhe Serbisë, me hordhitë serbe të hyra lirisht në Shqipëri, të destabilizojë Shqipërinë.
Ky është sot qëllimi final i politikës së Beogradit, Ramës dhe të gjithë korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri.
Por, janë dhe do të jenë të dështuar. Asgjë nuk mund t’i bëjnë më Shqipërisë, dhe kot lodhet Beogradi zyrtar dhe beogradasit e Tiranës: nuk ka më asnjë shpresë për ta.
Shqiptarët e kanë mundur Serbinë përfundimisht në vitin 1999, pas një lufte të gjatë gjashtëqindvjeçare. Dhe duhet ta theksojmë se, edhe ky Vuçiç, një bastard i Milosheviçit, kot së koti e fare kot, vërtitet si Retë në Pantallona, sepse Serbia nuk mund të ngrejë dot më kokë pushtuese në territoret shqiptare.“-shkruan Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post