Qytetarët nga Kosova të cilët kanë zgjedhur që këto festa t’i kalojnë në vendin e tyre, janë përballur me prije të gjata në pikat kufitare. Fluks ka pasur në Slloveni, Hungari, Kroaci dhe Serbi. Kësaj radhe nuk ka pritje disa orëshe në pikëkalimet mes Kosovës dhe Serbisë.
Në pikat e kalimit me të frekuentuara, Merdare dhe Dheu i Bardhë, mëngjesin e sotëm nuk ka radhë të gjata të automjeteve, ndonëse te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë po pritet deri në një orë e gjysmë. Ndërsa në Merdare nuk pritet më shumë se 30 minuta për të kaluar kufirin nga Serbia në Kosovë.
Një numër i madh i emigrantëve për t’iu shmangur pritjeve të gjata nëpër kufij, po vijnë në Kosovë përmes linjës ajrore.
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka njoftuar se gjatë të shtunës përmes aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, në Kosova kanë ardhur 9 mijë bashkatdhetarë.
Diskutime rreth kësaj post