Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me disa pamje nga kantieri ku punohet për ndërtimin e Aeroportit të Kukësit. VIDEO e shkurtër tregon të gjitha këndet ku kryhen punimet. Në sfond ajo ka muzikë me çifteli e cila është tradicionale e zonës.
“Mirëmëngjes dhe me këto 60 sekonda nga kantieri i aeroportit ndërkombëtar të Kukësit, ju uroj një të dielë të mbarë”, shkruan Rama.
Kreu i qeverisë Edi Rama ka premtuar se Aeroporti i Kukësit do të jetë gati shumë shpejt. Me ironi ai ka deklaruar se do të kthejë qytetarët kuksian në vend me ndërtimin e aeroportit, madje duke i sjellë vota edhe rivalit politik, Partisë Demokratike.
Video:
Diskutime rreth kësaj post