Duke folur për dashuritë më të madhe të jetës saj ku përfshihen babai, djali, nëna dhe burri, ish-ministrja Mimi Kodheli ndan me ndjekësit një moment të vështirë personal nga jeta e saj.
Bashkëshorti i ish-ministres është përballur përpara disa kohësh me një problem të rëndësishëm shëndetësor dhe në momentin që po prisnin ambulancën, Mimi shprehet se ajo është ulur në gjunjë dhe i ka kërkuar zotit që të marrë atë dhe jo të shoqin.
“Unë me ju mund të ndaj diçka krejt personale, im shoq ka pasur një problem të rëndësishëm shëndetësor vite më përpara. Në momentin që isha duke pritur ambulancën, jam ulur një sekond dhe i jam lutur zotit të më marrë mua dhe jo atë”, – tha Kodheli për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post