Presidenti i ri i SHBA, Joe Biden, zgjodhi dje Deb Haaland Sekretare të Brendshme. Ky është konsideruar një vendim historik që e bën atë amerikanen e parë vendase që do të udhëheqë agjencinë e fuqishme federale që ka ushtruar ndikim mbi fiset e këtij kombi për breza të tërë.
Udhëheqësit dhe aktivistët fisnorë në të gjithë vendin, së bashku me shumë figura demokratike, e mirëpritën zgjedhjen e Haaland pasi nxitën Biden për javë të tëra për ta zgjedhur atë për të drejtuar Departamentin e Brendshëm.
Haaland, 60 vjeçe, është një anëtare e Pueblo të Laguna dhe, siç i pëlqen të thotë, një banore e gjeneratës së 35-të të New Mexico. Sekretarja e brendshme ka ndikim të jashtëzakonshëm jo vetëm mbi gati 600 fise të njohura federalisht, por edhe mbi shumë nga tokat e mëdha publike të kombit, rrugët ujore, jetën e egër, parqet kombëtare dhe pasurinë minerale.
Haaland shkroi në Twitter pasi u bë publik lajmi se “rritja në shtëpinë e nënës sime Pueblo më bëri të fortë”.
Biden do të prezantojë Haaland – dhe kandidatë të tjerë për Kabinetin e tij – në një ceremoni të shtunën në Wilmington, Delaware.
Përzgjedhja e saj thyen një rekord 245-vjeçar të zyrtarëve jo-vendas, kryesisht meshkuj, që shërbejnë si zyrtarë të lartë federalë mbi çështjet e Indiano- amerikanë.
Presidenti i kombit Navajo, Jonathan Nez e quajti ”një ditë historike dhe të pashembullt për të gjithë njerëzit autoktonë”.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post