Rreth një javë më parë, Arjoni publikoi një foto ku shihej me Anën në krevat. Ai ka deklaruar se kanë pasur një histori dashurie, të cilën Ana e ka mohuar.
Prej ditësh, dyshja nuk janë paraqitur në “Përputhen” dhe ende nuk dihet nëse do të rikthehen. Në puntatën e sotme të programit, moderatorja Bora Zemani i pyeti djemtë nëse do të dilnin më me Anën pas kësaj situate.
Atdheu, Elvisi, Panajoti, Emini, Ervini dhe Marisi ishin të vetmit që votuan me “Po”. “Deri sa të vërtetohet e kundërta Bora, po do dal”, tha Atdheu.
“Përderisa Arjoni nuk ka një fakt, normal që do të besojmë Anën”, u shpreh Panajoti.
Pjesa tjetër e djemve thanë që nuk do të dilnin më me Anën, nëse ajo rikthehet në “Përputhen”.
Diskutime rreth kësaj post