Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar për dy lëvizjet e kryeministrit Edi Rama në kabinetin e tij. Basha thotë se ka bërë ministra miqtë dhe të afërmit e tij.
Postimi i Bashës:
“Familjet shqiptare vuajnë krizën e rëndë ekonomike dhe shëndetësore, Rama e ka mendjen ti bëjë ministra miqtë dhe të afërmit e tij. Policia përdor dhunë ndaj të rinjve, Rama paguan charter dhe bileta klasi të parë për shopping në dyqanet luksoze në New York. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e saj. Durimit i ka ardhur fundi! Është koha për ndryshim”, ka shkruar Basha.
Diskutime rreth kësaj post