Analsiti dhe gazetari i njohur Mentor Kikia ka komentuar zgjedhjet e fundit të kryeministrit Rama, në kabinetin e tij qeveritar. Kikia e konsideron Blendi Çuçin një zyrtar pa histori aferash korruptive dhe një njeri të thjeshtë, civil.
Fjalë pozitive dhe për ish-ministren e Ekonomisë dhe Financave, Milva Ikonomi, të cilën e konsideron një zyrtare model.
Shënimi i plotë i Kikisë:
“Dy zgjedhje për tu përshëndetur
Pas shumë “sygjerimesh” dhe hipotezash, zgjedhja e Ramës për të drejtuar Ministrinë e Brendshme ishte surprizë. Nga ushtaraku Sandër Lleshi, kjo ministri kalon nën drejtimin e Blendi Çuçit. Një njeri civil, jo thjeshtë për faktin se nuk ka mbajtur ndonjëherë uniformë. Dhe, një zyrtar pa histori aferash që e ndjekin nga pas.
Për tu duartrokitur është rikthimi i Milva Ekonomit në qeveri, për të drejtuar një nga ministritë më “vulnerabël”, siç është bujqësia. E kam përshëndetur zgjedhjen e kësaj gruaje dhe zyrtareje model edhe në krye të Ministrisë së Ekonomisë dhe Turizmit, dhe e përshëndes edhe tani. Ajo është ndër të rrallët ministra këto 30 vjet, që kanë drejtuar këtë insitucion të rëndësishëm të qeverisë, dhe e kanë lënë zyrën, pa lënë pas histori aferash korruptive.”, ka shkruar ai.
Diskutime rreth kësaj post