Për Vjosa Osmanin, presidente e përkohshme e Kosovës, nuk është Trump por Rama ai që e bindo Hotin që të firmosë Schengenin rajonal në Uashingtonin.
Gjatë një konference për mediat me presidentin Meta, Osmani shpalosi qëndrimin e saj kundër këtij projekti, që edhe pse ka mbështetje ndërkombëtare, ajo, siç një pjesë e mirë e klasës politike kosovare, sheh vetëm Ramën te ai.
“Sa i përket Minishengenit (Rama thotë se nuk ekziston ndonjë Minishengen por një Schengen rajonal), kam akoma të njëjtin qëndrim. Ia kam përcjellë kryeministrit Rama gjatë vizitës në nëntor dhe do ta përsëris të njëjtën gjë dhe nesër. Ka shumë argumente mbi bazën e të cilëve kemi ndërtuar atë qëndrim.
Ka shumë shpresa për ta bindur kryeministrin Rama që ky nuk është projekt që favorizon Kosovën dhe Shqipërinë.
Fatkeqësisht ai e bindi kryeministrin Hoti që ta nënshkruajë.
Ajo çka do kërkoj është ta kemi dokumentin. Ne vetëm flasim, por nuk kemi asnjë dokument se çfarë është ky Minishengen. Mendoj që nga fillimi është gabim”, tha Osmani.
Diskutime rreth kësaj post